Ish-ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka deklaruar se sot ka marr një njoftim nga Covax, se janë siguruar edhe 100 mijë e 620 vaksina Pfizer për Kosovën.
Ai ka thënë se këtë njoftim të Covax-it ia ka përcjellë edhe pasardhësit të tij Arben Vitia, për të vazhduar atë zyrtarisht, transmeton Gazeta Shneta.
Njoftimi i plotë nga Zemaj:
Nga komunikimi i fundit që arriti sot nga COVAX, ( për sigurimin e radhës së vaksines Pfizer-BioNTech) komunikim të cilin ia përcolla Ministrit Vitia për ta vazhduar atë zyrtarisht, konfirmohen 100.620 vaksina anti Covid-19 në qershor, për qytetarët e Republikës së Kosovës.
Shpreh edhe një herë falënderimin e thellë për shtetet mike, organizatat ndërkombëtare dhe vendore si dhe ekipin profesional të Republikës së Kosovës të cilët u angazhuan me muaj të tërë për sigurimin sa më të shpejtë të vaksinave.
Ju faleminderit të gjithëve.