Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ia ka hedhur fajin ish-Sekretarit Naim Bardiqi për vonesën e vaksinave.
Në një debat në Kanal 10, Zemaj është pyetur për vonesën e vaksinave kundër gripit sezonal.
Ai ka thënë se vonesat kanë ndodhur për shkak të neglizhencës së zyrtarëve të MSH-së, për të cilët ka thënë se ka marr masa.
“Kemi marr masa ndaj këtyre njerëzve, është sekretari Naim Bardiqi dhe ish-ministri i kaluar që ka ndodhur kjo vonesë sepse është dashur të kryhen më herët”, ka deklaruar Zemaj.
Kujtojmë se Bardiqi është shkarkuar nga ministri Zemaj nga pozita e Sekretarit më 10 korrik të këtij viti. /Gazeta Shneta/