Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka deklaruar se nga sot do të ketë trefishim të numrit të testeve për Covid në Institutin Kombëtar.
Këtë deklaratë Zemaj e ka dhënë gjatë ceremonisë së pranimit të donacionit të 15 respiratorëve nga ambasada e Gjermanisë në Kosovë.
“Sapo erdha nga Instituti Kombëtar dhe kam një lajm të mirë, nga sot do të ketë trefishim të testeve për Covid-19”, ka deklaruar Zemaj.
Kujtojmë se deri më tani maksimumi i testeve që ka realizuar IKSHPK është rreth 600 teste brenda 24 orëve. /Gazeta Shneta/