Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka deklaruar se nuk do të lejojë bërjen e testeve në laboratorët private pa bazë ligjore dhe pa mbikëqyrje.
Kështu ka deklaruar gjatë një konference për media pas pranimit të donacionit të 6 mijë testeve nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, shkruan Gazeta Shneta.
“Nëse garantohet mbikëqyrja dhe cilësia atëherë sigurisht ndihmë e kësaj do të jenë edhe laboratorët privat. Pa garantuar bazën ligjore dhe pa e garantuar mbikëqyrjen dhe kualitetin unë si Ministër nuk do të lejoj asnjë lëshim në këtë drejtim”, tha Zemaj.
Megjithatë mediat kanë raportuar gjatë tërë kohës së pandemisë se disa laboratorë në Prishtinë janë duke bërë teste serologjike, e së fundi edhe teste të metodës RT PCR. /Gazeta Shneta/