Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka pritur sot në një takim anëtarët e Bordit Drejtues të SHSKUK-së.
Zemaj ka thënë se është njoftuar nga Bordi për përmbushjen e detyrave të tyre, ndërsa ka kërkuar veprime konkrete rreth menaxhimit të pandemisë dhe zbatimit të ligjit, shkruan Gazeta Shneta.
“Kam takuar sot, Bordin Funksional të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës bashkë me dr. Valbon Krasniqin, u.d. i drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së ku u njoha me përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të përcaktuara me Statutin e ShSKUK-së.
Secili anëtar i Bordit e ka të qartë punën dhe përgjegjësinë, kërkoj nga të gjithë përqendrim e përkushtim, në mënyrë që ShSKUK-ja të jetë efikase sipas mandatit dhe në shërbim të qytetarëve. Aq më parë, tash, në kohë pandemie duhet të ketë veprime konkrete rreth menaxhimit në sistemin shëndetësor.
Keni përkrahjen time të plotë në zbatim të ligjit!”, ka shkruar Zemaj. /Gazeta Shneta/