Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka deklaruar se Kosova ka siguruar 500 mijë vaksina, por nuk ka treguar datën se kur pritet të vijnë në vendin tonë.
Zemaj përmes një postimi në Facebook ka deklaruar se kanë mbajtur sot një takim virtual me zyrtarë të kompanisë Pfizer. Pas këtij takimi ai ka thënë se janë siguruar 500 mijë vaksina, por nuk ka treguar datën e saktë se kur pritet të vijnë dozat e para, shkruan Gazeta Shneta.
“Në kuadër të angazhimeve konkrete për sigurimin e vaksinave kundër COVID-19, dëshiroj të ndaj me qytetarët informatën se kemi siguruar 500 000 vaksina kundër kësaj sëmundje nga kompania Pfizer. Konfirmimin për sigurimin e këtyre vaksinave na e kanë dhënë përfaqësuesit e Pfizer gjatë një takimi virtual të mbajtur sot me ta”, ka deklaruar Zemaj.
Ministri ka deklaruar poashtu se Kosova pritet të marr edhe 360 mijë vaksina nga aleanca COVAX. Por kjo e fundit në një përgjigje për Gazetën Shneta ka deklaruar se një numër i vaksinave për punëtorët shëndetësorë prite të vijnë deri në qershor, ndërsa pjesa tjetër deri në fund të vitit.
Më poshtë gjeni linkun e plotë të lajmin me deklaratën e COVAX për Shnetën. /Gazeta Shneta/