Pasuria e njërit nga zëvendësministrave të Ministrisë së Shëndetësisë, Izet Sadiku, arrin milionat.
Në publikimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Sadiku ka publikuar pronën familjare në vlerë prej 3 milion e 640 mijë euro, banesë dhe depo në vlerë 80 mijë e 800 euro, parking 6 mijë e 500 euro dhe tokë 2 mijë e 200 euro.
Sadiku i ka nëntë burime të ardhurash vjetore. Më së shumti paguhet në MSH me mbi 14 mijë euro, ndërsa në QKUK i merr 4 mijë e 748 euro. Ai paguhet edhe nga OJQ “Anti Dans” me mbi 3300 euro, në kolegjin AAB 778 euro dhe QEAP Hiemerer me 2 mijë e 821 euro.
Në total shuma e të ardhurave vjetore të Sadikut janë: 27 mijë e 573 euro.
Zëvendësministri me të gjitha këto funksione që i kryen në të njëjtën kohë, ka deponuar në bankë para të gatshme së bashku me bashkëshorten e tij, në vlerë prej 100 mijë e 448 euro.
Sadiku është edhe në kredi për 36 muaj me 10 mijë e 500 euro, ndërsa ka detyrim për banesë në vlerë 37 mijë e 300 euro.
Ai vozitë veturë Audi A4 në vlerë 15 mijë euro, ndërsa bashkëshortja e tij Opel Akvia në vlerë 2 mijë e 500 euro.
Dokumentin e plotë mund ta shihni duke klikuar KËTU. /Gazeta Shneta/