Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë votuar pacientët e hospitalizuar
Në Zgjedhjet e parakohshme që po mbahen sot në Kosovë, kanë marr pjesë edhe pacientët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, shkruan Gazeta Shneta.
Pacientëve iu është ofruar shërbimi i votimit nga Këshilli Qendror Zgjedhor me anë të dy vendvotimeve mobile. Skender Shabani, koordinator i procesit zgjedhor i caktuar nga drejtori i SHSKUK-së, ka treguar se votimi ka filluar në ora 9:00.
“Aty ku janë pacientët të gjithë kanë votuar. Klinikat kanë dorëzuar listat e pacientëve të cilat i kemi përcjell në KQZ, por kanë ndodh disa lëvizje, disa pacientë janë lëshuar nga spitali ndërsa disa të tjerë janë hospitalizuar ndërkohë. Përndryshe procesi ka shkuar gjithçka në rregull deri më tani”, ka deklaruar Shabani.
Ai ka thënë se personeli i QKUK-së nuk do të marrin pjesë në procesin e votimit me pacientë, por mund të votojnë nëpër qendrat e tyre. /Gazeta Shneta/