Qendra e Numërimit të votave e KQZ-së ka numëruar deri më tani rreth 98,25 për qind të votave nga mbajtja e zgjedhjeve ditën e djeshme.
Nga numërimi deri më tani Lëvizja Vetëvendosje është duke fituar zgjedhjet me 48,17 për qind, derisa PDK radhitet e dyta me 17,35 për qind, shkruan Gazeta Shneta.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka rënë në vendin e tretë me 17,35 për qind, ndërsa AAK në vendin e katërt me 7,42 për qind.
Nisma për Kosovën e Fatmir Limës nuk e kalon pragun me vetëm 2,59 për qind të votave. /Gazeta Shneta/