Që nga pandemia e deri më tani, në Shqipëri janë 2047 raste pozivite.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 328 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 52 raste pozitive, kryesisht raste të reja ne proces hetimi si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive raporton TopChannel, transmeton GazetaShneta.
Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 22 të prekur në Tiranë, 9 në Vlorë, 7 në Krujë, 5 në Kurbin, 2 në Fier dhe nga 1 rast në Kamëz, Kavajë, Lezhë, Pukë, Rrogozhinë Delvinë dhe Tepelenë.
Aktualisht janë 807 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.