Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, nuk është përballur me gazetarë sot.
Zemaj qëndroi në mëngjes në Klinikën Infektive, pas dyshimeve të ngritura për vdekjet e fundit me COVID-19 në Kosovë, shkruan Gazeta Shneta.
Nga aty, ai shmangu gazetarët duke u nisur drejtë objektit të Qeverisë së Kosovës. Edhe gjatë hyrjes në këtë objekt ai nuk iu përgjigje pyetjeve të gazetarëve.
Ndërkohë, Zemanj nuk u paraqitë as në konferencën për media të Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti. /Gazeta Shneta/