Ekspertët në Angli po paralajmërojnë një valë më të rëndë me koronavirus gjatë dimrit, pasi thanë se “zhdukja ështët teknikisht e pamundur”.
Profesori Whitty paralajmëroi të enjten se nëse nuk merren masa, rastet e koronavirusit do të rriten përsëri duke i dhënë një tendosje edhe më të madhe sistemeve të kujdesit shëndetësor, transmeton Gazeta Shneta.
“Covid-19 është një rrugë shumë e gjatë dhe zhdukja është teknikisht e pamundur për këtë sëmundje” paralajmëruan ekspertët në një konferencë për media.
Ata këshilluan që shkalla e transmetimit, e përfaqësuar nga shkronja R duhet të mbahet e ulët ose mund të ketë pasoja të mëdha.
Numri që shfaqet përkrah R paraqet numrin e njerëzve që do të infektoheshin nga secili person që ka virusin.
Për shembull, nëse numri R mbahet nën një, kjo do të thotë se çdo person që infektohet nga virusi do ta kalonte atë në mesatarisht më pak se një person.
Ata gjithashtu shtuan se masat në distancë sociale dhe masat paraprake të tjera mund të ndihmojnë në parandalimin e një vale të dytë. /GazetaShneta/