Zhvillime dramatike kanë ndodhur në Qeverinë e Kosovës pas shkarkimit të ministrit Agim Veliu nga kryeministri Albin Kurti.
LDK nuk po e pranon këtë vendim të Kurtit duke e quajtur të njëanshëm dhe pas një takimi të kryesisë, kryetari Isa Mustafa ka deklaruar se do të iniciojnë mocion votëbesimi në Kuvendin e Kosovës.
“Ne nuk shohim më mundësi të bashkëqeverisim me VV, prandaj do të marrim iniciativë të mocionit të Qeverisë në Kuvend. Mospajtimi ynë themelor është për rrezikimin e marrëdhënieve me SHBA-në”, ka deklaruar Mustafa.
Kujtojmë se Kurti sot e ka shkarkuar Veliun pasi ky i fundit u deklarua për gjendjen e jashtëzakonshme pas propozimit nga Presidenti Hashim Thaçi. /Gazeta Shneta/