Çfarë mund të bëjë fëmija gjatë muajit të dymbëdhjetë:
Bebet nisin të ecin mes muajit të 10-të dhe atij të 16-të të jetës
Mund të zvarritet, të ecë këmbadoraz, të ecë anëve duke u mbajtur
Mund të duartrokasë
Nëse do t’i kërkoni një send, ai do të kërkojë dhe ta gjejë atë
Vjen të të gjejë kur ti i flet nga një dhomë tjetër
Reagon kur ti i thua “jo”
Mëson të ngjitet
Tregon me gisht se ku do të shkojë
Në moshën një vjeçare, shumica e fëmijëve kanë trefishuar peshën dhe janë zgjatur me 25 cm.
Të gjithë fëmijët janë të ndryshëm nga njëri tjetri dhe secili ka ritmin e tij të rritjes. Stadet e përshkruara të zhvillimit janë bazuar mbi nivelet mesatare.
Mos u shqetëso nëse bebi yt nuk është sipas kësaj mesatareje. Nëse vini re diçka shqetësuese në zhvillimin e tij, kontakto me pediatrin. /babylino