Zhvillimi i fëmijës në muajin e gjashtë, ja çfarë duhet të dini

2017-04-25 në ora 09:15

Çfarë mund të bëjë fëmija gjatë muajit të gjashtë:

Kontrolli i kokës dhe fuqia e muskujve të qafës janë rritur së tepërmi

Mund të rrijë ulur me duart e zgjatura përpara, kur është përmbys

Mund të mbajë peshën e trupit në këmbë kur rri në pozicionin drejt (por kjo nuk do të thotë që mund të ecë)

Kur e mbani në duar, rrëmben cdo gjë që ka përpara si flokët e tu, zinxhira dhe I mban ato fort në duar pa patur qëllim t’i lëshojë

U adresohet lodrave sikur u flet duke bërë tinguj të ndryshëm

U përgjigjet tingujve dhe zhurmave duke kthyer kokën

Mund të përtypë

Mund të njohëmamanë, babanë dhe të afërm të tjerë

Tregon mjaft interes për cfarë ndodh rreth tij

Mund të vendosë lodra dhe sende në gojë

Mund të pijë me filxhan ndihmuar nga një i rritur

Mund të nisë konsumin e ushqimeve të ngurta

Mund të belbëzojë e të lëshojë tinguj një rrokësh si “Da- Da”