Çfarë mund të bëjë fëmija gjatë muajit të pestë:
Mund të mbajë kokën lart, edhe në pozicionin ulur
Mund të qëndrojë në krahët e tij dhe të ngrejë gjoksin kur është përmbys
Mund të ngrejë dhe të lëvizë këmbët dhe krahët në pozicionin përmbys
Mund të rrotullohet
Mund të fokusohet në objekte shumë të vogla si psh një stafidhe
Bërtet nga kënaqësia
Bën ggg
Mund të rrëmbejë lodra dhe të luajë kur është i shtrirë
Kur mban diçka në duar, si lodra apo sende, ka tendencën t’i futë në gojë
Mund të përmbyset nga pocicioni ndenjur
Mund të rrëmbejë lodra si një raketake dhe e tund atë me forcë poshtë e lart
Nis të përtypet
Mund të vërejë lëvizjet tuaja me kujdes
Mund të kthejë kokën drejt atij që flet.
Të gjithë fëmijët janë të ndryshëm nga njëri tjetri dhe secili ka ritmin e tij të rritjes. Stadet e përshkruara të zhvillimit janë bazuar mbi nivelet mesatare.
Mos u shqetëso nëse bebi yt nuk është sipas kësaj mesatarjeje. Nëse vini re diçka shqetësuese në zhvillimin e tij, kontakto me pediatrin. /babylino