Bërja gati për ecjen këmba dorazi
Të qëndruarit ulur shndërrohet në një aktivitet argëtues në muajin e 7. Shumica e bebeve e arrijnë këtë pa ndihme por kujdesuni që rrethohet nga ambient I butë nëse bie.
Kur fëmija juaj sheh një objekt interesant larg mund të tentoj ta kap. Të lëvizurit para nga pozicioni I ulur është tepër i rëndësishëm. Ajo mund të përdor gjunjtë për ta arritur. Do mësoj të mbaj veten dhe të qëndroj kemba dorazi. Mund të tundet para mbrapa pa lëvizur por po praktikon për të hedhur hapat.
Të ecurit këmbadorazi nuk është një arritje e domosdoshme: të parit një objekt lart dhe të gjeturit mënyrën për ta arritur është. Disa bebe shtyhen, disa ecin barkazi e disa me prapanice. Disa bebe e anashkalojnë ecjen kemba dorazi totalisht dhe përqëndrohen te ngritja dhe ecja.
Hidhi një sy objekteve të rrezikshme!
Tani që bebi behet i levizshëm është koha për të menduar sigurinë. Shikoje shtëpinë me kujdes. Mbulo prize, hiq kordonët nga shikimi dhe objektet e thyeshme apo të mprehta nga vendet që bebi mund ti kapë. Konsidero vënde që mund të kenë nevojë për mbulime si psh shkallet. Ështe e rëndësishme që bebi të ketë hapsirë për të eksploruar sepse kjo do të jetë detyra e tyre te eksplorojnë cdo gjë!
Ankthi ndaj të huajit
Mes moshës 6-12 muajsh bebi mund të fillojë të shfaqë shenjat e ankthit ndaj të huajit. Ajo tashmë mund të dallojë njerëzit që njeh dhe të huajit. Është një fazë normale me grada të ndryshme të reagimit.
Ju luani një rol të rëndësishëm në trajtimin e ketij antkhi. Së pari, nuk duhet kurrë të kërkoni falje për reagimin e bebit. Reagimi i bebit nuk është indikator I rrezikut apo reflektim i prindërimit tënd. Por foli bebit mbi të huajin p.sh “ky është xhaxhai Piter, ai ka dëgjuar shumë për ty, sa do të takojë.” Bebi do e pranoj të huajin kur e sheh që ju e pranoni. Nëse ju e pëlqeni atë person bebi do ndjej që është i sigurt.
Nga siguria e krahëve tuaj, bebi do vëzgjojë fytyrën e të huajit dhe do dëgjojë intonacionin e bisedës mes jush. Leri hapsirë derisa të ndihet më rehat. Nëse bebi është sensitive ndaj të huajve, nuk është ide e mirë t’ja jepni ta mbaj në krahë.
Ankthi i ndarjes
Gjatë kësaj kohe gjithashtu bebi do të ketë të vështirë të ndahet nga ju. Anthi i ndarjes mund të ndodh kurdo nga 6-12 muajve. Ndarja nga bebi është hap i rëndësishëm për ju. Nëse bebi është i acaruar apo i ngjitur mund të jetë shumë e vështirë.
Kjo ju bën të dyshoni nëse bebi ndihet i pasigurt, është shumë i varur, ska besim, apo se jeni një prind i keq që po e lini. Sado e vështirë që është përpiquni mos shqetësoheni. Është një fazë normale e zhvillimit dhe ka strategji specifike qe mund të ju ndihmojë të ndaheni nga bebi.
Lereni me dikë që ju dhe bebi i beson. Ankthi i të huajit dhe ndarjes janë bashkë. Kalo kohë me personin që bebi të ndjejë që ju keni besim.
Komuniko për menyrën sesi bebi ka nevojë të ndjej siguri? Të ketë rutinën e respektuar, lodrat e veta. Nëse po ndaheni regullisht nga fëmija ndërto rutinë. Bebet e duan rutinën dhe situatat e njëjta. Nëse e dinë ç’ndhodh ndihet më i sigurt.