Çfarë mund të bëjë fëmija gjatë muajit të shtatë:
Mund të hajë një biskotë vetë
Mund të bëjë tingullin prr (bën tingullin e ujit)
Mund të rrijë ulur pa ndihmë
Mund të rrotullohet vetë, para mbrapa
Mund të nisë të zvarritet
Mund të rrëmbejë e të tundë lodrat
Nis të kuptojë që është i pavarur
Mund të mbajë një lugë, por nuk mund ta përdorë
Njeh nevojat e tij dhe kupton që ka nevoja të ndryshme. Për shembull, mund të kujtojë kur është i uritur dhe kur ndihet vetem dhe të shprehet në mënyrë të tillë që të të ndihmojë të kuptosh pikërisht çfarë do
Mund të kthejë kokën kur i thërrasin me të njëjtin emër
Nuk mund të kuptojë kuptimin e fjalëve “jo”, “mos” dhe “rrezik”
Të gjithë fëmijët janë të ndryshëm nga njëri tjetri dhe secili ka ritmin e tij të rritjes. Stadet e përshkruara të zhvillimit janë bazuar mbi nivelet mesatare.
Mos u shqetëso nëse bebi yt nuk është sipas kësaj mesatarjeje. Nëse vini re diçka shqetësuese në zhvillimin e tij, kontakto me pediatrin. /babylino