Ekipi i zjarrfikësve të Prishtinës kanë arritur që të largojnë familjarët nga ndërtesa që u përfshi nga zjarri.
Me këtë rast Indeksonline ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës, të cilët edhe kanë theksuar se nuk ka asnjë person të lënduar sipas informacioneve të deri tanishme.
Zjarri ka përfshirë ndërtesën në ora 14:00, transmeton IndeksOnline
Pas zjarrit që ra në këtë ndërtesë ishte bllokuar edhe ky fëmijë.
Zjarrfikësit arritën ta nxjerrin jashtë dhe në foto mund ta shihni momentin prekës kur ai bashkohet me nënën e tij.