Nga doreza e derës e deri në telefon, këtu është një përmbledhje e zonave me prekje të lartë për t’u përqendruar, si dhe këshillat tona kryesore për t’i mbajtur ato të pastra
Poashtu, virusi është zbuluar të mbijetojë për disa orë në sipërfaqe të ngurta, që do të thotë se sendet dhe sipërfaqet e përditshme mund të jenë ‘shtretër të ngrohtë’ për virusin shkruan Mirror.co.uk përcjell Gazeta Shneta.
Për të siguruar që shtëpia juaj të jetë sa më pak e rrezikuar, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), kanë krijuar një listë të dobishme të zonave me prekje të lartë që duhet të dezinfektoni në shtëpinë tuaj.
Zonat me prekje të lartë për t’u përqëndruar janë: tavolina, doreza e derës, elementet e banjos, tualeti, telefoni, tastierat, tabletat, si dhe tavolinat afër shtratit.
Si të pastroni zonat me prekje të lartë
CDC këshillon të përdorni një sprej pastrimi shtëpiak ose të ndiqni udhëzimet.
Ata shpjeguan se: “Etiketat përmbajnë udhëzime për përdorim të sigurt dhe efektiv të produktit të pastrimit, duke përfshirë masat paraprake që duhet të merrni gjatë aplikimit të produktit, të tilla si veshja e dorezave dhe sigurimi se keni ventilim të mirë gjatë përdorimit të produktit.”
Është e mençur të shmangni ndarjen e sendeve personale të familjes, edhe nëse është me anëtarët e tjerë të familjes.
CDC këshilloi: Nuk duhet të ndani enët, të pini me gota të njëjta ose të hani me enë të njëjta, ose peshqirë të përbashkët.
“Pas përdorimit të këtyre sendeve, ato duhet të lahen plotësisht me sapun dhe ujë” – përfunduan ata. /Gazeta Shneta/