Zv.ministri i Shëndetësisë s’di të shkruaj drejt as terminologjinë mjekësore ku ka studiuar

2018-08-14 në ora 09:00

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Granit Abdullahu ka përgatitur një raport 22 me faqe më 10 prill për tremujorin e parë të këtij viti për shefin e tij, kryeministrin Ramush Haradinaj. Raporti përmbledh kryesisht takime dhe vizita të njërit nga mbi 70 zv.ministra sa i ka Qeveria Haradinaj.

Abdullahu i cili vjen nga radhët e Aleancës Kosova e Re, ka shkruar këtë raport me plot gabime drejtshkrimore. Madje specialisti i kirurgjisë torakale s’ka ditur të shkruaj drejt as terminologjinë mjekësore të cilën e ka studiuar, shkruan Gazeta Shneta.

“Vizitë në QKUK në kliniekën e Kirurgjirë TOROKALE, gajtë takimit me drejtorinë e Kirurgjirë TOROKALE u diskutuan shume tema atë ndryshme se si mundetë që ky repart ë oragizohet në nivelinë më të mire të mundshëm që shërbimi ndaj pacientit të jetë qdo herë me avancuar. Nga drejtori i klinikës u kërkua qe kjo klinikë të pajisetë me aparatur të BRONKOSKOPIES dhe me VATS, si dhe hapjen e nj salle të kirurgjisë”, ka shkruar Abdullahu.

Zv.ministri i cili merr pagw rreth 1150 euro, i ka treguar kryeministrit se ka vizituar edhe qendrën psikosociale Diakonie në Mitrovicë, ku rëndësinë e saj ia shpjegon me shembuj nga lufta e parë botërore.

Klikoni KËTU për ta lexuar raportin e plotë të Abdullahut të publikuar nga Kallxo.com.