Zvicra vendos masa të reja kufizuese

2020-10-19 në ora 17:44

Pas rritjes së numrit të rasteve ditore, Zvicra ka vendosur masa të reja kufizuese për të parandaluar transmetimin e virusit.

Që nga dita e hënë, tubimet publike janë ndaluar dhe maskat janë bërë të obliguara në gjithë vendin shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.

Deri më tani, Zvicra ka regjistruar mbi 83 mijë raste me covid-19, ndërsa brenda 24 orëve të fundit janë shënuar mbi 8 mijë raste pozitive.

Rikujtojmë se në mbarë botën janë shënuar mbi 40 milion të infektuar, kurse janë më shumë se 1.1 milion viktima, sipas Universitetit Johns Hopkins./GazetaShneta/