Ka shkuar në 19 numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë, pasi janë konfirmuar edhe dy raste të reja, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.
Dy rastet e reja janë nga Komuna e Gjakovës dhe të njëjtit janë një burrë 54-vjeçar dhe një grua 49-vjeçare që janë kthyer nga Gjermania, shkruan Gazeta Shneta.
“Sot me 17.03.2020 janë konfirmuar edhe dy raste pozitive për virusin SARS-CoV-2: Rastet janë nga komuna e Gjakovës, të kthyer nga Dusseldorfi i Gjermanisë, njëri i gjinisë mashkull 54 vjeç dhe tjetri i gjinisë femër 49 vjeç”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Instituti ka njoftuar se nga data 08.02.2020 deri me 17.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 284 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe gjithsej nëntëmbëdhjetë prej tyre kanë rezultuar pozitive.
Ndërkaq në qendrën e thirrjeve deri më tash janë pranuar në total 2112 thirrje, ndërsa vetëm në 24 orët e fundit janë pranuar 727 thirrje telefonike. /Gazeta Shneta/