Ministria e Shëndetësisë ka marr vendim për heqjen e kufizimit të lëvizjes për qytetarët, si dhe për hapjen e objekteve fetare.
Kështu ka njoftuar ministri Arben Vitia në një konferencë për media ku është paraqitur së bashku me drejtuesit e bashkësive fetare në Kosovë, shkruan Gazeta Shneta.
Sipas ministrit në detyrë, qytetarët mund të lëvizin nga ora 05:00 e mëngjesit deri në 21:00 pa asnjë kufizim.
Vitia ka thënë se nga data 28 maj nuk do të ketë kufizim të lëvizjes për qytetarët, do të hapen të gjitha objektet fetare, ndërsa mbajtja e maskave do të bëhet e obligueshme.
Poashhtu Vitia ka njoftuar se deri në fundin e muajit do të hiqet karantina dhe qytetarët mund të hyjnë në vend pa qëndruar të izoluar në Qendrën e Studentëve. /Gazeta Shneta/