Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar pak më parë dy raste të reja pozitive me koronavirus në Kosovë.
Gazeta Shneta ka mësuar nga burime se i infektuari është infermier në Spitalin e Gjakovës dhe i njëjti ka pasur kontakt me këngëtarin e konfimruar pozitiv ditë më parë.
Lajmin se është infermier e ka konfirmuar edhe drejtori i Spitalit Dr. Hilmi Shala. “Po mund t’ju konfirmoj se një infermier i Spitalit të Gjakovës ka rezultuar pozitiv me koronavirus sot”, ka deklaruar Shala.
Ndërkohë rasti i dytë i raportuar pak më parë është nga Komuna e Suharekës. Numri total në Kosovë ka arritur në 24. /Gazeta Shneta/