Zyrtari i komunës e bllokon hyrjen e Emergjencës, pacienti pret në autoambulancë (Foto)

2017-04-22 në ora 08:56

Një ngjarje skandaloze ka ndodhur para pak ditësh në Emergjencën e komunës së Ferizajt.

Një zyrtar i lartë i komunës shkoi në spital dhe e parkoi veturën bash në hyrje të Emergjencës, shkruan Gazeta Shneta.

Një vizitor në këtë klinikë e fotografoi veturën me targa zyrtare 05Z-31-25.

Pak më vonë, i njëjti thotë se ka ardhur autoambulanca e cila siç shihet edhe në fotografi, nuk mund të afrohet tek hyrja e Emergjencës për ta futur brenda pacientin.

Në këtë rast ka intervenuar edhe Policia e Kosovës, por sipas dëshmitarit, zyrtari i komunës është lutur që ta heq veturën, por nuk janë ndërmarr masa ndaj tij.

Kjo nuk është hera e vetme që hyrjet e emergjencave bllokohen nga veturat zyrtare dhe civile. /Gazeta Shneta/