Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 9 raste pozitive me Covid-19 dhe asnjë rast i vdekjes.
Lajmin për këtë e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë (MSH), shkruan Gazeta Shneta.
” Nga 1.648 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19”, thuhet në njoftim.
Tutje, MSH-ja bën të ditur se janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.333. Aktualisht, numri i rasteve aktive në vendin tonë është 167.
Që nga fillimi i procesit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 179.029 doza të vaksinës. Vetëm në 24 orët e fundit janë dhënë 7.361 doza të vaksinës kundër COVID-19, kurse deri më sot 41.573 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./Gazeta Shneta/