Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook Twitter Instagram
Facebook Twitter YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

1-2 javë

Këshilla për shtatzëna 28/08/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Zyrtarisht nuk jeni shtatzënë ende, por afër. Fillon numërimi nga dita e parë e periodës suaj të fundit menstruale. Kësisoj, edhe pse mendohet se një shtatzëni mund të zgjas rreth 40 javë, ju e mbani beben tuaj në trup për 38 javë.

Në këtë periudhë jeni në rrugë të mirë për të lëshuar vezoren e cila mund të evolvojë në bebe, nëse fertilizohet me spermën e partnerit tuaj.

Në fillimin e javës së dytë ju filloni ovulimin. Njëra nga vezoret merr rrugën drejt tubit fallopian. Gjatë 12-24 orëve të ardhshme, ajo vezore do të fertilizohet nëse një nga 250 milionë spermatozoidë të ejakuluar nga partneri arrin të ‘notojë’ nga vagina e deri te qafa e mitrës, përmes mitrës te tubi fallopian dhe thellë në vezore.

Vetëm 400 spermatozoidë ndoshta arrijnë të mbijetojnë ‘udhëtimit’ rreth 10 orësh deri te qeliza vezë dhe vetëm një mund të arrijë të kalojë membranën e saj.

Bashkimi i spermatozoidit me qelizën vezë

Në 10-30 orët e ardhshme, bërthama e spermatozoidit do të bashkohet me të qelizës vezë dhe aty bëhet kombinimi i materialit gjenetik.

Nëse spermatozoidi e mban kromozomin Y, bebi juaj do të jetë djalë. Nëse e mban kromozomin X, do të mbani një vajzë.

Gjatë ‘udhëtimit’ rreth tre-katër ditor nga tubi fallopian deri te mitra, qeliza vezë e fertilizuar që tash e merr emrin zigot, do të ndahet në 16 qeliza identike.

Pastaj fillon rritja dhe evoluimi fantastik.

Ndryshimet brenda trupit

Perioda e juaj e fundit menstruale filloi dy javë më parë, kësisoj ju tani jeni duke bërë ovulimin ose do ta bëni shpejtë. Mund të ju duhen rreth dy javë para se të merrni testin pozitiv të shtatzënisë.

Shumica e bebeve lindin rreth 38 javë pasi veza të fertilizohet, por pasi është e vështirë të kuptohet saktë se kur ka ndodhur bashkimi mes spermatozoidit dhe qelizës vezë, mjeku juaj e kalkulon datën e lindjes 40 javë nga dita e parë e periodës suaj të fundit.

Nënkuptohet që ju keni cikël të zakonshëm mesatar – rreth katër javë.

Ultrazëri ka mundësi që të përcaktojë më saktë evoluimin e bebit brena trupit tuaj.

Romantizmi i çiftëzimit

Ndryshimet në jetën tuaj

Sigurohuni të kaloni më shumë kohë me parterin duke ndarë dashuri e pozitivitet. Filloni të lexoni për shtatzëni, për evoluimin tuaj, të bebit tuaj.

Gjithashtu, sigurohuni që të keni një vizitë te mjeku juaj për të kuptuar nëse trupi juaj është i gatshëm për një shtatzëni.

Mjeku mund t’iu udhëzojë të ndalni pirjen e duhanit, nëse veçse e bëni një gjë të tillë. Alkooli, droga janë rreptësishtë të ndaluara, përvese keni terapi të cilën duhet ta diskutoni me mjekun tuaj.

Koha me parterin tuaj do të jetë më me vlerë tani, një temë e re kujdesi do i shtohet bashkëbisedimit tuaj. Marrëdhëniet seksuale në këtë periudhë? Nuk e dëmtojnë rrjedhën e shtatzënisë.

Artikulli paraprakUshqimi tek bebet, këshilla nga mamia Razije Musa
Artikulli i rradhës 3-4 javë

Ju sugjerojmë

Konsumimi i duhanit gjatë shtatzënisë, ja se çfarë duhet të dini

26/03/2023 Këshilla për shtatzëna

Llojet e çajrave që mund t’i konsumoni gjatë shtatzënisë suaj

25/03/2023 Këshilla për shtatzëna

A janë të dëmshme infeksionet në vesh gjatë shtatzënisë suaj?

25/03/2023 Këshilla për shtatzëna

Ndryshimet në javën e 33’të të shtatzënisë

24/03/2023 Këshilla për shtatzëna

Si të zgjidhni produkte të sigurta për kujdesin e lëkurës për foshnjën tuaj të sapolindur

22/03/2023 Jetë

HIV në shtatzëni: Çfarë duhet të dijë një nënë e ardhshme e prekur nga ky infeksion?

22/03/2023 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: “Mbretëresha Teutë”, PN – Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 48 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook Twitter Instagram YouTube
© 2023 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.