Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

10 këshilla të jashtëzakonshme për nënat shtatzënë për herë të parë

Këshilla për shtatzëna 27/11/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dr. Drita Kabashi ka 10 këshilla të jashtëzakonshme, që duhet t’i kenë parasysh gratë që kanë mbetur shtatzënë për herë të parë.

 

    1.Ofroni kujdes në rrobat e maternitetit

Është e rëndësishme gjatë tremujorit të parë të vishen një palë pantollona, të cilat ju lejojnë juve të zhvishen më lehtë dhe këmishat më të gjata. Pas tremujorit të parë, me rritjen e barkut, do t’iu nevojitet të vishni rroba me madhësi më të mëdha.

  1. Mos neglizhoni ushtrimet

Sa më herët që të filloni të ushtroni, aq më lehtë do ta përballoni shtatzënië. Forca juaj e trupit do të rritet, ndërsa barku rritet. Kjo do t’ju ndihmojë të fleni më mirë.

      3.Relaksohuni, bëni gjumë të mirë.

Komplikacionet e shpeshta që shkaktohen gjatë shtatzënisë, mund të jenë rezultat i pagjumësisë. Andaj, gjinekologia Dr. Drita Kabashi, këshillon që nënat të bëjnë një sy gjumë të mirë, përpara se të fillojnë ditën e tyre.

      4.Mos i fshehni simptomat gjatë kësaj periudhe

Ne të gjithë e dimë se disa simptoma priten të vinë shtatzëninë, duke përfshirë lodhjen, vjelljen, dhe disa dhimbje të natyrës tjetër. Por vetëm për shkak se jeni shtatzënë, kjo nuk do të thotë që ju duhet të merreni me këto simptoma në heshtje. Bisedoni me gjinekologen në lidhje me problemet tuaja, kjo do t’iu bëjë juve që të ndjeheni më të lehtësuara.

  1. Mos i shtyeni vizitat tek mjeku tuaj

Keni parasysh informatat e mjekut tuaj. Ai mund ta identifikoj problemin shumë shpejt, nëse tregoheni specifik përsa i përket problemit tuaj.

  1. Merrni me rregull Vitaminat Prenatal

Vitaminat prenatal preferohet të merren para se të konceptoheni. Marrja e rregullt e vitaminave pretanal para shtatzënisë eliminon brengosjen e të ngrënit në mënyrë të shëndetshme. Megjithatë, mos neglizhoni ushqimet e shëndetshme gjatë shtatzënisë.

  1. Përdorimi i disa produkteve higjienike është i sigurt (me miratimin e mjekut, gjithmonë)

Përdorimi i rastësishëm i disa produkteve higjienike, të miratuara nga vetë mjeku, nuk do t’i bëjnë dëm tuaj gjatë shtatzënisë. Mirëpo, është mirë të largoheni nga kimikatet për arsye sigurie.

  1. Mos kini frikë të kryeni marrëdhënie seksuale

Derisa nuk keni ndonjë gjendje të veçantë shëndetësore ose nuk jeni nën urdhërat e rreptë e mjekut për ta abstenuar aktin, mund të kryeni marrëdhënie seksuale pa problem.

  1. Filloni me ushtrimet e legenit

Ushtrimet e legenit, të cilat mund t’i gjeni në ndonjërin nga rrjetet sociale, lehtësojnë lindjen natyrale. Njëkohësisht, ushtrimet e tilla mënjanojnë rrezikun për tërheqjen e ndonjë muskuli të vagjinës gjatë lindjes.

  1. Kujdesuni për vetën

Pa marrë parasysh gjithçkaje, ti dhe foshnja vini së pari. Plotësojini të gjitha nevojat që ju paraqiten, qoftë ato bërja e një dushi relaksues, të gjumit e deri tek ngrënja.

Për të konsultuar apo caktuar termin me Dr Drita Kabashi në Prishtinë apo Suharekë mund të kontaktoni përmes numrit të telefonit: 044/049 379 111.

 

Artikulli paraprakNëna tenton ta mbështjellë beben me batanije, por bën “budallakinë” e vitit
Artikulli i rradhës Mjekët i thanë të abortonte, por nëna morri një vendim që do të ndikonte në shëndetin e bebes

Ju sugjerojmë

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Çfarë tregon sekrecioni vaginal gjatë shtatzënisë?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Shtatzënia pas heqjes së mitrës: A është e mundur dhe cilat janë alternativat për t’u bërë prind?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Zemra gjatë shtatzënisë: Pse shtohen rrahjet dhe cilat shenja nuk duhen neglizhuar?

16/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A janë afshet e nxehta një shenjë e hershme e shtatzënisë?

16/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Endometrioza dhe shtatzënia: A mund të mbeteni shtatzënë edhe me këtë sëmundje?

16/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.