Oda e Mjekëve të Kosovës ka vlerësuar punimet shkencore të mjekëve për vitin 2020.
Një komision i udhëhequr nga Prof. Dr. Nexhmi Hyseni ka bërë përzgjedhjen e 10 punimeve në mesin e shumë kandidatëve, shkruan Gazeta Shneta.
Në vendin e parë është renditur Fjolla Zhubi Bakija me 203.52 pikë, në vendin e dytë Ilir Hoxha me 176.64 pikë, ndërsa në vendin e tretë Ibadete Bytyçi me 105.6 pikë.
Dhjetë mjekët e vlerësuar për këto punime do të shpërblehen me nga 1 mijë euro nga OMK. Listën e plotë të përfituesve e gjeni më poshtë. /Gazeta Shneta/