Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 10 raste pozitive me Covid dhe asnjë rast i vdekjes.
Lajmin për këtë e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë (MSH), shkruan Gazeta Shneta.
” Nga 1.580 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19”, thuhet në njoftim.
Tutje, MSH-ja bën të ditur se janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.345. Aktualisht, numri i rasteve aktive në vendin tonë është 165.
Që nga fillimi i procesit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 189,006 doza të vaksinës. Vetëm në 24 orët e fundit janë dhënë 8,517 doza të vaksinës kundër COVID-19, kurse deri më sot 45,015 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./Gazeta Shneta/