Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 10 raste me Covid-19.
Në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë nga koronavirusi, ndërsa janë vaksinuar mbi 13 mijë qytetarë, shkruan Gazeta Shneta.
– Në 24 orët e fundit janë dhënë 13.397 doza të vaksinës kundër COVID-19.
– Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 219.885 doza të vaksinës.
– Deri më sot 52.975 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
– Nga 2.143 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
– Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
– Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.397.
– Në total numri i rasteve aktive është 152.