Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

104 të vdekur në aksidente gjatë këtij viti, paralajmërohet ashpërsim i masave në trafik

Lajme 20/12/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në vitin që po lëmë pas, 104 persona kanë humbur jetën tragjikisht si pasojë e aksidenteve në trafik. Kjo ka alarmuar shtetin, me ç’rast ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka paralajmëruar ashpërsim të masave për shkelësit e rregullave në komunikacion, raporton Gazeta Sinjali.

Në një konferencë të përbashkët me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Sveçla ka folur edhe për aksidentin e së shtunës në Prizren, ku tre persona humbën jetën në një aksident gjatë një gare ilegale automobilistike.

Sipas tij, grupi që kishte organizuar atë garë, dy herë nga Policia i ishte parandaluar organizimi i garave të tilla.

Sveçla tha se me ligjin e ri  për rregullat e trafikut rrugor  parashihet dhe do të ketë ashpërsim të masave ndaj shkelësve në komunikacion, ndër të tjera dyfishim të gjobave të  vlerës monetare, dyfishim të afateve kohore të konfiskimit të patentë shoferëve dhe dyfishim të pikëve negative.

“Referuar kësaj zyrtarët e trafikut janë pajisur me kamera trupore, ndërsa janë aktivizuar edhe veturat me pajisje inteligjente për evidentimin elektronik për shkeljet në komunikacion. Përkundër të gjitha masave duke marrë shkas nga numri i madh i aksidenteve dhe humbjen e jetëve në komunikacion konsiderojmë ashpërsim të veprimeve tona dhe realizim të tyre pa kompromis. Këto viti kemi humbur 104 qytetarë në aksidente komunikacioni përfshirë edhe këmbësorë. Ne si shoqëri e si shtet nuk kemi qytetarë për të humbur për shkak të pakujdesisë së dikujt apo mosrealizimit të detyrave të zyrtarëve tanë. Ditëve në vijim do të aktivizojmë të gjithë mekanizmat institucional për veprim dhe në reagim. Nuk do të ketë asnjë kompromis ndaj personave që nuk respektojnë rregullat e komunikacionit dhe që me veprimet e tyre shkaktojnë rrezikshmëri e vdekje. Në Kuvendin e Kosovës komisioni për mjedis  bashkë me policinë e Kosovës kanë finalizu amendamentet për plotësim ndryshim të ligjit për rregullat e trafikut rrugë dhe më këtë rast parashihet dhe do të ketë ashpërsim të masave ndaj shkelësve në komunikacion, ndër të tjera dyfishim të gjobave të  vlerës monetare, dyfishim të afateve kohore të konfiskimit të patentë shoferëve dhe dyfishim të pikave negativ. Parashihet që përgjegjësia e shkeljeve në komunikacion të rëndojë mbi pronarin e veturës”, tha ai.

Artikulli paraprakProblemet me frymëmarrjen gjatë dimrit, çfarë duhet të bëni kujdes
Artikulli i rradhës Mundësi punësimi për infermierët kosovarë, paga neto deri në 3000 Euro

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.