Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 11 raste të reja me Covid-19 në Kosovë.
Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë i vdekur nga virusi, ndërsa janë shëruar tetë persona.
Ndryshe në 24 orët e fundit janë administruar 1837 doza të vaksinës kundër Covid-19. /Gazeta Shneta/