Njëmbëdhjetë (11) qytetarë kanë rezultuar të infektuar me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit nga 128 mostra të testuara, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ndërsa nuk është raportuar për të vdekur me COVID-19.
Në raportin 24 orësh, gjithashtu bëhet e ditur se shtatëmbëdhjetë (17) qytetarë janë shëruar nga infeksioni SARS-CoV-2.
Ndërsa të raportuar janë dhe nëntë (9) qytetarë të hospitalizuar sipas njoftimit të IKSHPK-së.
Aktualisht në nivel vendi janë 92 raste aktive me COVID-19. /Gazeta Shneta/