Gjatë 24 orëve të fundit, në spital janë kryer 16 operime.
Sipas të dhënave, janë realizuar 493 vizita specialistike, ndërsa 39 pacientë janë pranuar për trajtim. Aktualisht, 167 pacientë janë të shtrirë në spital.
Në këtë periudhë janë regjistruar edhe 2 lindje, një djalë dhe një vajzë.
Në shërbimet laboratorike, 251 pacientë kanë kryer gjithsej 3,556 analiza. Po ashtu, janë realizuar 35 dializa.
Në fushën e diagnostikës janë kryer 169 rëntgen, 53 ultrazë dhe 20 MRI, si dhe 5 kolonoskopi.
Ndërkohë, janë ofruar edhe 51 shërbime fiziatrike./Gazwta Shneta/




