Çdo vit në ditën e 12 të muajit maj shënohet Dita Ndërkombëtare e Infermierëve në të gjithë botën.
“Pa infermierë = Pa kujdes”, Ministria e Shëndetësisë ka shënuar këtë datë edhe në vendin tonë.
Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar investim në edukimin e Infermierëve, punën e tyre, udhëheqjen dhe praktikën.
Mantelbardhët në Kosovë konsiderohen kategoria që më së shumti ikin nga vendi për arsyet nga më të ndryshmet.
Sa i përketë infermierëve, sipas Odës së Infermierëve të Kosovës, gjatë vitit të kaluar rreth 340 infermierë kanë emigruar nga vendi, ndërsa 119 vetëm gjatë tre mujorit të parë të këtij viti.
Në anën tjetër, infermierët i kanë dërguar letër Ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi, duke kërkuar që të vazhdohen kontrata e tyre të rregullta.
Gjatë kohës sa vendi po ballafaqohej me fluks të lartë të rasteve me COVID-19 Ministria e Shëndetësisë ka angazhuar 840 infermierë. /Gazeta Shneta/