Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

12 mjekë specialistë braktisën punën në QKUK në vitin 2023

Lajme 11/03/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ikja e mjekëve nga Kosova dhe vazhdimi i ushtrimit të profesionit të tyre në vendet e Evropës ka qenë një ndër temat që më së shumti ka ngjallur debat në vend.

E, frika se institucionet shëndetësore mund të përballen me mungesë të mjekëve u shtua pasi në Kosovë hyri në fuqi liberalizimi i vizave. Sipas ekspertëve të ekonomisë, liberalizimi i vizave mund të prekë disa sektorë, ku në mesin e atyre që kërkojnë kushte me të mira të punës mund të jenë edhe mjekët.

Vetëm në vitin 2023, nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës janë larguar 12 mjekë specialist, numër ky që konsiderohet të jetë i vogël nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Nga Drejtoria e Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës, thonë për Telegrafin se kërkesat për punësim janë shumë më të mëdha se sa ikja e mjekëve.

“Në 37 klinikat, shërbime dhe Institutet e QKUK-së, gjatë vitit 2023, janë vetëm 12 mjekë specialistë, që me vetëdëshirë kanë shkëputur marrëdhënien e punës, kurse kërkesa për punësim është shumëfish më e madhe, krahasuar me lëshimet e punës”, thuhet në përgjigjen e dhënë për Telegrafin.

Më tej, Drejtoria e SHsKUK-së bën të ditur se nuk janë kompetentë për doktorët e mjekësisë dhe mjekët familjarë, por që tek QKUK është numër i vogël i mjekëve që kanë lënë punën me vetëdëshirë.

Lidhur me temën dhe gjendjen në sistemin shëndetësor, Telegrafi ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga Ministria e Shëndetësisë, por që të njëjtit nuk janë përgjigjur deri në publikimin e lajmit.

Për sistemin shëndetësor në vazhdimësi ka pasur ankesa nga qytetarët. Ankesat e tyre kryesisht lidhen me pritjet e gjata nëpër klinika, në rast të nevojës për ndonjë ndërhyrje kirurgjike

Artikulli paraprakMbi 300 raste të reja me kancer brenda dy muajve në Kosovë
Artikulli i rradhës Erërat po fryjnë deri në 70 km/h, Komuna e Prishtinës apelon për kujdes

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.