Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

12 teknikë e infermierë nuk gjenden në vendin e punës në Klinikën Emergjente në QKUK

Lajme 13/11/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

12 teknikë nuk janë gjendur në vendin e punës në Klinikën Emergjente në QKUK, gjatë një inspektimi të kryer nga Komisioni për Kontroll të brendshëm më datën një nëntor

Mëngjesi i datës një nëntor nuk i gjeti në vendin e punës 12 teknikë në Klinikën Emergjente në QKUK, shkruan Gazeta Shneta.

12 punëtorë të kësaj klinike nuk ishin në vendin e punës së tyre rreth orës 08:30, kohë kjo kur klinika u inspektua nga Komisioni për Kontrolle të Brendshme.

Gazeta ka mësuar emrat e teknikëve që kanë munguar në vendin e punës: D.Xh; E.B; V.A; S.A; L.G; Sh.B; E.K; R.D; M.K; R.M; M.Th; A.I; Sh.Sh; V.B; N.M.

“Për shkak të përgjegjësisë dhe obligimeve që dalin me ligj obligohen të jenë në vendin e punës më së voni 07:15. Kërkoj nga Komisioni Disiplinor që të merren masa ndaj personave në fjalë për mos zbatim të detyrave dhe obligimeve të punës”, ka rekomanduar Komisioni për Kontroll të Brendshëm.

Rastin e mungesës së teknikëve në punë e ka konfirmuar vet drejtori i Klinikës Emergjente Dr. Basri Lenjani. Ai ka thënë se është kërkuar që të gjithë të procedohen në Komisionin Disiplinor.

“Komisioni i Brendshëm i QKUK-së ka bë inspektime të rregullta dhe ka evidentuar se nuk janë gjetur në vendin e punës disa punëtorë në Klinikën Emergjente. Nga Komisioni kemi kërkuar të gjithë ata të cilët kanë bë shkelje në vendin e punës të procedohen në Komisionin Disiplinor. Komisioni Disiplinor automatikisht ka proceduar të gjithë ata punëtorë të cilët nuk ishin në vendin e punës. Poashtu me Komisionin Disiplinor jemi dakorduar për çdo shkelje në vendin e punës pa justifikim të procedohen për masa disiplinore. Do të jam përkrahës dhe mbështes”, ka deklaruar Lenjani.

Megjithatë Lenjani nuk e ka konfirmuar nëse grupi prej 12 vartësve të tij janë proceduar në Komisionin Disiplinor. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakNjë viktimë dhe shtatë raste të infektimit me Covid janë raportuar në 24 orët e fundit
Artikulli i rradhës A mund të përcaktohet gjinia e foshnjes suaj përmes formës së barkut? – Ja e vërteta

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.