Nga 90 testime të kryera janë konfirmuar 15 raste pozitive me Covid thuhet në raportin e datës 31 Mars të publikuar nga Instituti Kombëtar për Shëndetin Publik.
Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 24 qytetarë, kurse nuk është raportuar për ndonjë rast të vdekjes shkruan Gazeta Shneta.
Aktualisht, në vendin tonë janë 121 raste aktive me Covid. /Gazeta Shneta/