127 pacientë po marrin trajtim në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme.
Sipas raportit ditor nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), 88 pacientë janë të konfirmuar pozitiv me Covid dhe 84 janë me oksigjeno-terapi shkruan Gazeta Shneta.
Vetëm në QKUK janë 81 pacientë të shtrirë, 46 prej tyre janë pozitiv me Covid dhe 56 me oksigjeno-terapi.
Ndërkohë, në Klinikën Infektive ndodhen 45 pacientë, Klinika e Pulmologjisë shënon 33 pacientë, kurse në Klinikën e Pediatrisë ndodhen 3 fëmijë.
Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 46 pacientë, 42 prej tyre të konfirmuar pozitiv me Covid dhe 28 me oksigjeno-terapi./GazetaShneta/