Furnizohen 14 Qendra të Mjekësisë Familjare në kryeqytet me vaksinën kundër gripit sezonal.
Këtë e bëri të ditur Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi në Facebook, shkruan Gazeta Shneta.
Sipas njoftimit, qytetarët mund të vaksinohen çdo ditë pune.
Ata i kanë ftuar qytetarët që të vaksinohen, sidomos, të moshuarit, personat me sëmundje kronike, fëmijët nën moshën pesëvjeçare dhe gratë shtatzëna. Në administrim kryeqyteti aktualisht ka 6.700 doza të kësaj vaksine.
Njoftimi i plotë:



