Reparti i Oftalmologjisë në Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” ka realizuar 143 operacione të syrit gjatë tre muajve të fundit, duke vazhduar të ofrojë shërbime specialistike për pacientët nga Mitrovica dhe rajoni.
Sipas njoftimit të spitalit, gjatë kësaj periudhe në repart janë trajtuar edhe 153 pacientë të shtrirë, të cilët kanë marrë kujdesin e nevojshëm spitalor dhe trajtime oftalmologjike.
Nga spitali bëhet e ditur se operacionet e kryera kanë ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e shikimit dhe cilësisë së jetës së pacientëve.
Reparti i Oftalmologjisë funksionon 24 orë në ditë, me kujdestari të vazhdueshme dhe monitorim nga mjekë specialistë dhe infermierë të profilizuar në këtë fushë.
Po ashtu, reparti disponon 12 shtretër të kompletuar për trajtimin e pacientëve që kanë nevojë për kujdes spitalor në sëmundjet e syrit.




