Shifrat e rasteve pozitive me coronavirus vazhdojnë të rriten në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë njofton se për 24 orë në nivel vendi janë regjistruar 149 raste pozitive me coronavirus nga 986 testime të bëra në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Gjatë kësaj periudhe nuk raportohet për të vdekur përderisa janë shëruar 43 qytetarë.
Sipas autoriteteve përqindja e rasteve pozitive me COVID-19 ka arritur në 18,95 përqind ndërsa aktive janë 592 raste.
Në anën tjetër, procesi i imunizimit është duke vazhduar. Gjatë kësaj periudhe janë dhënë 57 doza të vaksinave kundër COVID-19.
Me një dozë janë vaksinuar mbi 903 mijë qytetarë, me dy doza janë vaksinuar mbi 823 mijë ndërsa me dozën e tretë 103 mijë.
Për më tepër se një vit, që nga fillimi i imunizimit në nivel vendi janë administruar mbi 1,8 milion doza të vaksinave. /Gazeta Shneta/




