Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, bëri të ditur se sot u dorëzuan 6 autoambulanca të reja BLS, të pajisura me të gjitha mjetet jetëshpëtuese, për 6 komuna të Kosovës.
“Ndihma shëndetësore duhet të jetë efektive, e sigurtë dhe e shpejtë. Çdo minutë e kursyer është shëndet e jetë,” shkroi ministri Vitia në Facebook.
Sipas Vitisë, vlera e investimit kap shumën 448,740 euro, shkruan Gazeta Shneta.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në shtator do të shpërndahen edhe 14 autoambulanca të tjera për komunat e vendit./Gazeta Shneta/




