Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

16 vjet shtet, Kosova feston pavarësinë

Lajme 17/02/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dita e sotme shënon 16 vjet nga momenti kur Kosova u shpall shtet i pavarur.. Më 17 Shkurt të vitit 2008, Kuvendi i Kosovës shpalli me unaniminë e votave se Kosova është shtet i pavarur, sovran, dhe demokratik. Për të shënuar këtë ngjarje historike, shumë aktivitete institucionale janë planifikuar për këtë ditë të veçantë.

Krere të lartë të shtetit do të fillojnë ditën me ngritjen e flamurit shtetëror në mëngjes. Pastaj, ata do të bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi, shembuj të shquar të angazhimit për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Gjithashtu, një moment i veçantë do të zhvillohet në Kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz, për të nderuar kujtimin e heroit kombëtar Adem Jashari, përcjell Gazeta Shneta.

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet në një seancë solemne për të shënuar këtë jubile. Në këtë kontekst, do të dëgjohen fjalime dhe do të shpalosen pjesë nga historiku i rrugës drejt pavarësisë. Pas kësaj, krerët e shtetit do të mbajnë një pritje shtetërore për të festuar së bashku me qytetarët.

“Kosovë ne të dalim zot”, është mbishkrimi që është vendosur në logon zyrtare shtetërore.

Deri tani, pavarësinë e Kosovës e kanë njohur 117 vende./Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakParashikimi i motit për sot
Artikulli i rradhës Vdes personi që u godit dje nga një veturë në Prishtinë

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.