Zvogëlimi i gjirit dhe operacionet për parandalimin e gërhitjes janë në mesin e listës së 17 procedurave mjekësore që do të ndërprehen nga NHS, me qëllim që kjo e fundit të arrijë të kursejë 200 milionë funte në vit.
Ata deklaruan se disa propozime do të mundësojnë dritën e gjelbër për një sërë procedurash, siç janë ato të tunelit të kyçit të dorës, trajtimin e hemorroideve dhe venave me variçve, vetëm në rastin kur shihet e arsyeshme, gjegjësisht kur gjendja shëndetësore e pacientit mund të kërcënohet, transmeton Gazeta Shneta.
Trajtimet alternative mjekësore, siç janë injeksionet, ndryshimet në dietë apo fizioterapia do të jenë efektive në shumicën e rasteve pas marrjes së këtij vendimi, pohon “NHS England”.
“Nëse duam kujdesin më të mirë klinik për pacientët tanë, ne duhet të ndalojmë vënien e tyre nëpërmjet trajtimeve ku rreziqet dhe dëmet tejkalojnë përfitimet”, deklaroi Prof. Stephen Powis, Drejtor Kombëtar Mjekësor.
Bordi i drejtorëve të “NHS England” do të takohet javën e ardhshme për të diskutuar planet që më pas do të vihen në zbatim./Gazeta Shneta/