Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

18 milionë euro u harxhuan për zgjedhjet qendrore dhe lokale, KQZ-ja s’ka buxhet për të parakohshmet

Lajme 11/11/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Afro 18 milionë euro i kanë kushtuar buxhetit të shtetit organizimi i zgjedhjeve nacionale në fillimvit dhe ato lokale më 12 tetor, përkatësisht më 9 nëntor. Nëse brenda këtij viti vendit i imponohen edhe një palë zgjedhje, atëherë Komisioni Qendror Zgjedhor do të përballet me një tjetër sfidë, meqë zyrtarët e saj kanë thënë se nuk kanë në dispozicion mjete financiare.

Nëse edhe i mandatuari i dytë, Glauk Konjufca, dështon që deri më 19 nëntor të formojë Qeverinë, zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen më së largu në pjesën e dytë të dhjetorit.

“KQZ-ja nuk ka mjete buxhetore të planifikuara për mbajtjen e një procesi të ri zgjedhor eventual gjatë këtij viti, prandaj nëse do të ketë zgjedhje KQZ-ja do të përgatisë një plan buxhetor të cilin si zakonisht, siç ka vepruar edhe herëve të kaluara, e përcjell për miratim në Qeverinë e Kosovës”, ka deklaruar Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së.

Në KQZ nuk kanë treguar se sa do të mund të kushtojë mbajtja edhe e një palë zgjedhjeve të parakohshme.

“KQZ-ja nuk ka planifikuar ndonjë shumë konkrete, sepse kjo do të bëhet nëse do të kemi një shpallje zyrtare të datës së zgjedhjeve”, ka theksuar Elezi.

KOHA ka kërkuar informacione nga Qeveria në detyrë nëse ka mjete në buxhet për mbajtjen eventuale të zgjedhjeve të parakohshme dhe nëse ka hapësirë ligjore dhe buxhetore për rialokim të mjeteve të nevojshme për to, por nuk ka marrë përgjigje gjatë të hënës.

Për zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit ishin planifikuar 8.7 milionë euro, ndërsa sipas raporteve të KQZ-së, shuma e shpenzuar është rreth 7.9 milionë euro.

E për zgjedhjet lokale që u zhvilluan në rundin e parë në 38 komuna, e në të dytin në 18 sosh, ishte planifikuar buxhet prej 10.5 milionë eurosh. Por se sa u shpenzuan, sipas KQZ-së, do të dihet pas përmbylljes së tërë procesit. Sipas këtij institucioni, në bazë të përvojës nga proceset e kaluara zgjedhore, kostoja përfundimtare është më e ulët sesa ajo e planifikuar.

 

Artikulli paraprakMot kryesisht i vranët sot
Artikulli i rradhës Gati 10 % e evropianëve thonë se nuk kanë miq të ngushtë, ku ndihen njerëzit më të vetmuar?

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.