188 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me coronavirus pas testimit të 972 mostrave në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Shëndetësisë gjatë kësaj periudhe nuk është shnuar asnjë rast i vdekjeve me COVID-19 ndërsa janë shëruar 483 qytetarë të tjerë.
Aktualisht në nivel vendi janë 2 mijë e 254 raste aktive me SARS-CoV-2.
Gjatë 24 orëve të fundit në nivel vendi janë dhënë 45 doza të vaksinave anti-COVID.
Deri më tani në Kosovë janë administruar mbi 1,8 milion doza të vaksinavë kundër coronavirusit.
Mbi 904 mijë qytetarë janë vaksinuar me një dozë të vaksinës anti-COVID, mbi 824 mijë qytetarë të tjerë me dozën e dytë, mbi 104 mijë qytetarë me dozën e tretë ndërsa 1 mijë e 700 qytetarë të grupmoshave mbi 60 vjec janë vaksinuar me dozën e katërt të vaksinës anti-COVID.
Imunizimi në nivel vendi ka filluar më 29 mars 2021, ndërsa rastet e para të të infektuarve me coronavirus janë regjistruar më 13 mars 2020. /Gazeta Shneta/