Në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme po trajtohen 35 pacientë, 19 prej të cilëve janë pozitiv me Covid dhe 16 post-Covid.
Sipas raportit të fundit të publikuar nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), 22 pacientë janë me oksigjeno-terapi, kurse në Mjekim Intensiv janë të hospitalizuar tre pacientë shkruan Gazeta Shneta.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 18 pacientë
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 3 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 1 pacient
Spitali i Prizrenit, 1 pacient
Spitali i Pejës, 2 pacientë
Spitali i Gjilanit, 6 pacientë
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë./Gazeta Shneta/